MENU
klinika

Nxjerrja nga qarkullimi i dinarit serb

Albin Kurti: Vendimi i Bankës Qendrore, i pakthyeshëm

12.02.2024 - 12:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë dhënë për median britanik “Bloomberg” të hënën, ka thënë se i qëndron rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme.

Kurti ka thënë se Qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në vendimin e Bankës Qendrore, të cilën e ka quajtur të pavarur në zbatimin e rregullores së saj, që hyri në fuqi më 1 shkurt.

Ai ka shtuar se serbëve etnikë do t’u jepet kohë për t’u përshtatur me vendimin e ri.

“Nuk mund ta kthejmë këtë vendim. Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese – nuk duam të ndëshkojmë askënd”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, duke thënë se nevojitet një marrëveshje e nënshkruar me Serbinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas tij, tensionet e deritanishme nuk do të kishin ekzistuar po që se do të kishte njohje de facto dhe de jure të të gjithë rajonit nga Serbia, përfshirë edhe Bosnje e Hercegovinën.

Gjatë kësaj interviste të shkurtë, Kurti ka thënë se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi