MENU
klinika

"Folët më shumë seç duhet!"

Alibeaj ‘përplaset’ me Gjiknurin në mbledhjen e Komisionit për ‘Zgjedhoren’

09.02.2024 - 12:52

Në mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj, i ka tërhequr vëmendjen kolegut socialist Damian Gjiknuri duke i thënë se po flet më shumë seç duhet.

Gjiknuri e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se foli në emër të Komisionit, por Alibeaj i kërkoi të flasë në emrin e tij, pasi marrja e kohës së grupeve të Shoqërisë Civile është e pahijshme.

Pjesë nga diskutimi:

Alibeaj: Jemi të dy bashkëkryetarë, që do të thotë i kemi të drejtat edhe në drejtimin e Komisionit, duhet të vendosim se janë të ndara përgjysmë. Sapo harxhuat më shumë kohë sesa premtuat.

Gjiknuri: U vu në pikëpyetje roli… Një nga detyrat e bashkëkryetarit është t’i japi legjitimitet dhe organit i cili qëndron dhe unë si bashkëkryetar mendova se fola dhe në emër të të tjerëve, megjithatë edhe kjo është bashkë drejtim.

Alibeaj: Flisni në emrin tuaj sepse nuk është e hijshme që ne i thërrasim organizatat e Shoqërisë Civile dhe pastaj t’i agresojmë në një farë mënyrë, nuk do të ishte e ndershme. As unë mund të mos jem dakord me konsideratat që Gogo tha në lidhje me procesin politik, por ne duhet ta dëgjojmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raundi i parë i votimit të Presidentit drejt djegies

Ja çfarë ndodhi në takimin e negociatorëve të PS me Mediun dhe Idrizin

“Komisioni bipartizan nuk ka prodhuar asnjë rezultat”-

BIRN: Reforma zgjedhore në ‘pikën zero’

"Për PD-në, Reforma Zgjedhore përbën prioritet kryesor"

Alibeaj zbardh takimin me përfaqësuesen e Prezencës së OSBE në Tiranë