Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka nga Devolli iu bëri thirrje demokratëve dhe gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së 20 shkurtit.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se tashmë ka një rreze shprese që buron nga kërkesa e të gjithë demokrateve për t’u bashkuar kundër këtij regjimit, sic e quajti ai kriminal.
Ne kemi një mision -tha Noka- që në këtë vend të sundojë, ligji, drejtësia, demokracia dhe liria.
“Ja ku jemi sot, në vështirësi, por me një rreze shprese që buroi tek kërkesa juaj për tu bashkuar dhe për të qenë bashkë. Kjo është një dritë e madhe në tunelin me errësirë që Rama kishte tentuar të fustë jo vetëm opozitën por edhe shoqërinë
Me kërkesën tuaj ne luftuam si përfaqësuesit tuaj dhe arritën që të bashkojmë edhe opozitën dhe nuk do të rreshtim në asnjë moment derisa të japim produktin tonë, një opozitë ë bashkuar për të gjunjëzuar këtë regjim kriminal
Ne sot vijmë para jush me disa rezultate konkrete. Ne sot kemi krijuar një front të madhe rezistencë që do ti shtohen faktorë të tjerë opozitarë, do ti bashkohen qytetarët
Ne kemi një mision dhe në këtë mision nuk do të ndalemi, Misioni unë që në këtë vend të sundojë, ligji, drejtësia, demokracia dhe liria dhe ne do t’ia arrijmë bashkë kësaj ditë”, tha Noka, duke apeluar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës së 20 shkurtit në Tiranë.