MENU
klinika

Takohen me demokratët

Bardhi dhe Noka për herë të parë së bashku në Shkodër

14.02.2024 - 12:58

Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka ka shkuar së bashku për herë të parë në Shkodër pas bashkimit të dy grupimeve.

Ata janë takuar me strukturat e PD-së në Bashkinë e Shkodrës ku fokus është bashkimi i demokratëve.

Kreu i grupit të opozitës u shpreh se vetëm një pjesë e demokratëve janë sipas tij në rrugë të gabuar, ndërsa i bëri thirrje të bashkohen në betejën kundër Ramës.

“Bashkimi ka ndodhur, ka një pjesë të vogël të demokratëve që ende janë në rrugë të gabuar dhe gjej rastin nga Shkodra t’i ftoj që t’i bashkohen PD-së, betejës kundër Ramës. Rruga e tyre për të qenë përballë opozitës dhe jo përballë Ramës, në gjykimin tonë është rrugë e gabuar, nuk e ndihmon as Shqipërinë dhe as demokratët.

Do të ketë në shkrirje në bazë edhe të demokratëve pa asnjë diskutim. Demokratët janë të bashkuar edhe në bazë, turi jonë synon për të thithur ata pak demokratë që ndodhen në gjykimin tonë në rrugë të gabuar. Duhet të jenë me ne përballë Ramës, jo përballë opozitës”, tha Bardhi për gazetarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN