MENU
klinika

"Figura qendrore e tragjedisë është Berisha"

Avokati Beqiri: Do hapet dosja nr.2 për vrasjet masive në Gërdec!

07.02.2024 - 20:14

Avokati Idajet Beqiri në emisionin ‘Studion Live’ në Report Tv paralajmëroi se do të hapet dosja numër 2 për masakrën e Gërdecit. Për gazetarin Arbër Hitaj, Beqiri tha se në Gërdec është bërë një masakër e vërtetë, pasi janë vrarë 26 persona dhe 300 të tjerë kanë mbetur në tentativë.

Sa i takon ‘Fax për Shkëlzenin’, Beqiri tha se ishte dërguar në drejtim të Sali Berishës dhe se nuk është shkruar nga Aldo Bumçi, por nga zv.ministri i Drejtësisë Viktor Guma.

‘Është për Shkëlzen Berishën dhe atij i ka shkuar. Drejtimi i ‘FAX është tek Shkëlzen Berisha. Ajo ka thënë (sekeratraja e ish-ministrit të Drejtësisë, Anjola Agolli) se Fax e kam drejtuar në drejtim të Berishës. Nuk e ka shkruar Bumçi, po zv ministri Drejtësisë Guma i cili mori shpërblim dhe u bë dhe deputet i Saliut. Ta marrin atë shkrimin që është Shkëlzenin dhe ta çojnë dhe merr drejtim procesi. Sekretarja e ka thënë një herë dhe ta thotë dhe para gjykatës. Jo vetëm që po ecën, por janë ‘thembra e Akilit’ për procesin që e kanë të hapur dosjen nr.2 për vrasjet masive, për motive të dobëta, 26 dhe 300 të mbetur në tentativë që është masakër këto prova asaj dosje i shërbejnë.. Në këtë aspekt unë shikoj se dëshmitarët që janë thirrur, duke filluar nga Luan Hoxha, por edhe dëshmitarë të tjerë do të thotë se procesi e ka marrë drejtimin.’- tha Beqiri.

Avokati Romeo Kara tha se figura qendrore e tragjedisë së Gërdecit është, Sali Berisha dhe jo Fatmir Mediu.

‘Thelbi është se kjo çështje duhet riparë me tjetër klasifikim se pse kemi vajtur në këto pasoja, këto pasoja kanë ardhur prej një korrupsioni të pastër që është bërë më një aferë të pastër, aq sa u quajt Hiroshima shqiptare. Kosta Trebicka kishte incizuar Diverolin që në këtë aferë ishte përfshirë Berisha. Të merret në pyetje dhe Luan Hoxha ish shefi i shtabit dhe Guy Lawson. Tre persona në Amerikë janë dënuar për këtë aferë. Është dënuar me 4 vite burg Efraim Diveroli. Ata bashkëpunuan edhe janë dënuar me arrest shtëpie. Këtu ish-qeveritarët tanë, akoma nuk janë prekur.  Mendoj se çështja duhet të riklasifikohet, për mua nuk është figura kryesore Mediu, por fillon dhe mbaron me Sali Berishën.’- tha Kara.

Ndërkohë aktivisti Genc Burimi tha se SPAK-u është i kapur prej pushtetit.

‘Ky pushtet për mua sot ka kapur SPAK-un. Nuk hetohet ministri i Brendshëm për tragjedinë e 21 janarit. SPAK-u nuk është i pavarur. Për mua është farsë. Kjo do të thotë se nuk ka pasur krim. Të dënohet ministri i Mbrojtjes për Gërdecin dhe t’i shpëtoj ministri i Brendshëm 21 janarit!’- tha Burimi.