MENU
klinika

U dëmtua nga tërmeti i nëntorit

Banorët protestojnë kundër rikonstruksionit të pallatit

29.02.2024 - 13:34

Mëngjesin e kësaj të enjteje banues të një pallati në lagjen 17, pranë Rajonit të Policisë së qytetit të Durrësit kanë protestuar kundër rikonstruksionit të objektit.

Të shqetësuar ata shprehën pamundësinë e tyre për daljen nga banesa në një afat të shkurtër 10 ditor. Ata kërkojnë t’i paguhet qeraja për muajt që do të largohen nga shtëpia ose në të kundërt e refuzojnë këtë konstruksion.

Banorët tregojnë se kanë përfituar bonusin e qeras gjithashtu kanë përfituar edhe shumën prej 500.000 lekë të reja në përputhje me aktekspertizën e bërë. Sipas së cilës objekti i banuar ka pasur dëmtime të nivelit DS3.

Nga njoftimi i ri që kanë marrë, ata janë lajmëruar të boshatisin shtëpitë e tyre sepse pallati sipas rishikimeve të bëra është në nivelin e dëmtimit DS4.

Protestuesit patën edhe një përballje me nën kryetarin e bashkisë së Durrësit z. Elio Jani, i cili u shpreh se konstruksioni ishte në të mirë të qytetarëve, pasi pallati kishte kollonat e dëmtuara. Sipas tij rregullimi i tyre do të zgjaste 3 muaj dhe më pas qytetarët do të ktheheshin të sigurt në banesat e tyre.