Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka thotë se nuk mund të ketë bashkim të opozitës vetëm me Sali Berishën.
Në një intervistë televizive Duka u shpreh se nëse bashkimi do të bëhet rreth këtyre personave, kjo do t’i shëbejë më shumë ndarjes, sesa bashkimit.
Sipas tij, deputeti Gazment Bardhi po mundohet të bashkojë Partinë Demokratike, edhe pse ende nuk ka një rezultat.
“Sipas meje dhe atyre që e prononcuan këtë incinativë, nuk besoj se mund të ketë rrugë tetër opozita. Nëse, gjithësecili do ta shohë rrugën e vet politike të ndarë nga qëllimi i përbashkët, për të pasur rotacion politik, e shoh të parealizueshme që të arrihet të mundet mahzoranca, apo të kemi një rezultat të mirë në zgjedhjet parlamentare. Partitë politike e mendojnë si diçka pozitive. Ajo që është shumë e rëndësishme, më tepër kjo ide pëlqehet nga baza poshtë opozitare. Sa më të bashkuar, aq më e madhe mundësia për të fituar. Dihet kush është ngërçi. Pjesa e Partisë Demokratike të Rithemelimit dhe Partisë Demokratike të Bashës. Këto dy pjesë janë ndarë. Gaz Bardhi është një njeri, deputet, mundohet të bëjë detyrën e tij dhe po mundohet të bëjë bashkim, mundohet të ngjizë, të bashkojë Partinë Demokratike pavarësisht se nuk ka pasur një rezultat kjo punë.
Elementi kryesor është Berisha. Sipas meje, nuk e shoh se mund të bëhet bashkimi rreth njërit nga këto persona. Nëse do e tentojmë, nuk i shërbejnë bashkimit, por i shërbejnë ndarjes. Prandaj ne kemi propozuar një federatë. E rëndësishme është që të krijohet një department që të ketë koordinim me ndërkombëtarët. Individualisht, nuk ka rezistencë, nuk ka njeri që mendon se bashkimi është më keq sesa ndarja”, theksoi ai.