MENU
klinika

Protesta e opozitës para Kuvendit

Boçi thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni sot për rrëzimin e këtij regjimi!

05.02.2024 - 17:15

Ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi pak orë para nisjes së protestës para Parlamentit, deklaroi se opozita nuk tërhiqet nga aksioni i saj.

Gjatë një interviste për “News 24”, ai u ka bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që t’i bashkohen kësaj protestë. Më tej ai shtoi se ky nuk është një tubim kombëtar dhe se numrat që do të marrin pjesë nuk kanë rëndësi.

“GJK duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe jo vetëm të bëjë apele. Koha e fjalëve është kot. Kjo opozita paterica pse nuk kërkon komision hetimor për kanabis apo që vendimet e GJK të respektohen? Pse nuk del në protestë?

Sot duhet të na bashkohen në këtë marshim për t’i dhënë fund këtij regjimi. Protesta sot nuk është kombëtare, e mbështetur kryesisht në Tiranë dhe ata që kanë më shumë mundësi për ta arrit vendin e saktë dhe ku do zhvillohet protesta.

Debati duhet të jetë pse opozita është në protestë dhe pse pezullohen deputetët nga Kuvendi. Nuk është çështja sa numra erdhën. Publiku të bëhet solidar dhe të vijë të protestojë”, tha ai.