MENU
klinika

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

“Çështja e Belerit është marrë në shqyrtim në shtator, ne jemi ende te dosjet e majit”

05.02.2024 - 11:52

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka bërë bilancin vjetor. Ajo u pyet nga gazetarët e pranishëm edhe për ankimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Zaçaj tha sa Gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen në shtator, ndërkohë që gjykata është ende te dosjet e majit.

“Në lidhje me Belerin, dua t’ju vej në dijeni, se Gjykata ka marrë në shqyrtim cështjen dhe ka vendosur kalimin e saj në seancë plenare, në shtator.

Ne nuk kemi filluar ende. Jemi duke shqyrtuar çështje të majit. Është duke iu përgatitur. Në Gjykatën Kushtetuese në momentin që bëhet gati dhe relatori është gati, merret në zbatim.

Në këtë çështje nuk më rezulton të kërkesë për përshpejtim. Dy kërkesat e tjera janë paraqitur 1 dhe 10 janar dhe nuk janë marrë ende në shqyrtim” tha kryetarja e GJK, Holta Zaçaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’është çështje e qeverisë shqiptare dhe as asaj greke"

‘Beleri’/ Xhaçka i përgjigjet Athinës: Drejtësia ka folur qartë