“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë duhet të dimë nëse jemi duke marrë pilula kontraceptivë
Mjeku: Një efekt anësor më pak i njohur i pipulave kontraceptive janë mangësitë ushqyese.
Rezulton se gratë që marrin OC kanë më shumë gjasa të zhvillojnë nivele më të ulëta të vitaminave të caktuara.
Nëse jeni duke marrë pilula kontraceptivë, trupi juaj mund të ketë nivel të ulët të vitaminës B2, B6, B12, vitaminë C, E, magnez, selen, zink, folate dhe vitaminë D.
Për të optimizuar nivelin e tyre, në regjimin tuaj ushqimor, shtoni thjerrëza, fasule, sallatë jeshile, peshk, arra, fara dhe drithëra.
Mungesa e këtyre nutrientëve, mund të shkaktojë ankth dhe depresion.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.