MENU
klinika

Shishe të thyera dhe njolla gjaku brenda e jashtë banesës

Mister se si u dhunua i moshuari! Çfarë iu gjet në dhomë?

08.02.2024 - 12:12

Shishe të thyera brenda dhomës dhe njolla gjaku janë gjetur nga uniformat blu brenda e jashtë banesës së 81-vjeçarit, i cili është dhunuar ditën e sotme në rrethana ende të paqarta.

Policia ka dyshimet se një person ka qenë me të brenda banesën në lagjen nr.8 të qytetit të Korçës kur ka ndodhur ngjarja.

81-vjeçari Gaqo Tili ka shkuar në spital me shenja dhune dhe dyshohet se është goditur me sende të forta. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Në vendngjarje gjithashtu jashtë banesës janë gjetur gjurmë gjaku që dyshohet se janë të autorit.

Në zonë janë vendosur perimetra sigurie dhe po kryhen kontrolle, si edhe janë mbledhur kamerat e sigurisë në te gjithë zonën.