MENU
klinika

PS nuk tërhiqet

Çuçi “kërcënon” deputetët e PD: Do përjashtojmë këdo që prish rendin

05.02.2024 - 19:14

Kryetari i grupit parlamentar të Parisë Socialistë, Bledi Çuçi, pas përfundimit të seancës parlamentare ka folur për protestën e opozitës dhe futjen e deputetëve të përjashtuar në sallën e seancave plenare.

Çuçi tha se deputetët që nuk janë të përjashtuar do të lejohen të futen në Kuvend.

Megjithatë ai shton se as ata nuk do të lejohen në rastet kur si sot bëhen palë me deputetët e përjashtuar.

“Ky teatër duhet të marrë fund. Sot pamë një shfaqje tjetër të shëmtuar. Askush nuk i ka ndaluar dhe nuk i ndalon deputetët e pa përjashtuar të hyjnë në sallë, por ajo që bën sot ata, ishte shfaqja më e shëmtuar që bënë. Qëkur kanë filluar me histori, e kam pasur të qartë se nuk na ndal asgjë se jemi të mandatuar nga shqiptarët. Nëse ata nuk e kanë marrë këtë mesazh, nuk e di çfarë bëjnë akoma. Ne do vazhdojmë kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat plenare dhe komisionet. Askush nga deputet e pa përjashtuar nuk do të ndalohet”, tha Çuçi.