MENU
klinika

"Bisedimet të vazhdojnë me urgjencë"

Debati për dinarin, apeli i fortë i DASH

28.02.2024 - 10:33

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se bisedimet në Bruksel për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, “duhet të vazhdojnë me urgjencë”.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha një zëdhënës i DASH-it, pasi u pyet nga Radio Evropa e Lirë për të komentuar bisedimet që u zhvilluan të martën për çështjen e rregullores.

Ndërmjetësuesi i tyre, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se shumë pikëpyetje politike për çështjen e dinarit serb në Kosovë, mbetën pa përgjigje, andaj “duhen takime shtesë”.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, i cili udhëhoqi delegacionin e Kosovës, tha se nuk u diskutua për rregulloren, porse për mundësitë që i ofron ajo për transferimin e mjeteve nga shtetet e tjera në Kosovë.

Delegacionin e Serbisë e udhëhoqi kryenegociatori Petar Petkoviç, i cili tha se rregullorja e BQK-së kërkon zgjidhje në nivel politik.

Bisedimet pasuan fuqizimin e kësaj rregulloreje, e cila e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

Por, rregullorja nxiti reagime të zemëruara të Beogradit zyrtar, i cili mbështet financiarisht komunitetin serb në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare shprehu, po ashtu, shqetësime për ndikimin e saj në jetën e qytetarëve serbë dhe kërkoi pezullimin e saj.

Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se vendimi për dinarin i ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta në shprehjen e shqetësimeve për rregulloren e re”, tha zëdhënësi i DASH-it për REL-in.

Ai tha se përsërit thirrjet për Kosovën dhe Serbinë që t’i ulin tensionet dhe të angazhohen “seriozisht dhe urgjentisht”, në përpjekje “për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbëngul se vendimi i BQK-së nuk mund të anulohet. Sipas tij, rregullorja nuk i ndalon pagesat nga buxheti i Serbisë, por se ato duhet të bëhen në euro.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thotë se qëllim i Kurtit është “spastrimi etnik i popullit serb nga Kosova”./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të nxjerrjen nga qarkullimi të dinarit serb

Pritet përballja e parë Kurti-Vuçiç në Këshill të Sigurimit

"Deutsche Welle": Kërcënim për biznesin e naftës

Pse dominimi i dollarit po bie në Lindjen e Mesme


Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Vuçiç mungoi në hapjen e Notre Dame

Pse presidenti kishte frikë të shkonte në Paris

“Privilegj i madh të shërbej si ambasador në Kosovë”

Hovenier vlerësohet me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Dy liderët flasin dhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd!

Vuçiç takohet me Scholz, diskutojnë për nxjerrjen e litiumit në Serbi!

“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…