MENU
klinika

Zbulohen detajet tronditëse

E rëndë në Korçë, nënë e bijë gjenden të vdekura brenda banesës

01.02.2024 - 20:15

Dyshimet janë se vajza ka ndërruar jetë e para dhe më pas ka ndërruar jetë edhe nëna, ku e moshura ka qenë e sëmurë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, pasi nëne bijë janë gjetur të vdekura brenda banesës së tyre në lagjen 17.

Viktima janë Eleni dhe Ornela Vangjeli, 74 dhe 54 vjeç.

Paraprakisht mësohet se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke gjetur të vdekura të dyja shtetaset në banesë. Kanë qenë familjarët e tyre që kishin humbur kontaktet, pasi ato nuk u përgjigjeshin në telefon dhe kanë lajmëruar autoritetet.

Dyshimet janë se vajza ka ndërruar jetë e para dhe më pas ka ndërruar jetë edhe nëna, ku e moshura ka qenë e sëmurë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera. Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.

“Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN