MENU
klinika

"Organizimi i rëndësishëm që zëri ynë të dëgjohet"

Eksperti i njohur ngre shqetësimin për grupet e interesit

19.02.2024 - 20:44

Edvin Prençe nga Shoqata Proeksport Albania në një intervistë televizive, duke komentuar për konsultimet me grupet e interesit u shpreh se duhet të ketë dëgjesa reale dhe konkrete me këto grupe.

Ai tha se në sektorin e fasonerive janë një grup i konsoliduar me një zë të vetëm dhe me ide të qarta për të ardhmen. Sipas tij organizimi është shumë i rëndësishëm që zëri i këtyre grupeve të dëgjohet.

“Mendoj që tashmë kemi arritur në një pikë që nuk ka kthim pas, tregu është konsoliduar me këtë kurs këmbimi, por nga ana tjetër po shoh se nuk është vetëm eksportuesi që ka problematika por dhe prodhuesit vendas. Sa i përket konsultimit publik patjetër që nuk ka pasur dhe në ato momente kur ka pasur konsultim publik ndonjë forcim nga ana e këtyre grupeve.

Pra në fund të ditësh shohim se mungesa e theksuar e bizneseve, mungesa e theksuar e personave për të qenë pjesë e këtyre grupeve të konsultimeve është pikërisht humbja e besimit dhe pikërisht humbja e asaj që në fund të ditës ata bëjnë si duan dhe si dinë ata prandaj shpresojmë që të ketë një kthim dhe të ketë dëgjim me grupet e interesit.

Në sektorin tonë për fat të mirë jemi një grupim i konsoliduar me një zë të vetëm dhe me ide të qarta për të ardhmen. Mendoj se ka filluar të paktën duhet të shpresojmë se ka nisur një reflektim dhe një tërheqje mbrapa kur ata e shohin se kemi një insistim nga ana e grupeve të interesit. Organizimi është shumë i rëndësishëm që zëri ynë të dëgjohet.”, tha Prençe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertja: Nuk janë produktivë sa shqiptarët

“Fasoneritë në Durrës e Shkodër me punonjës nga Afrika”

Rishikohen 35% të kredive të fasonëve dhe fabrikave

Bankat shtyjnë afatin e shlyerjes së 60% të kredive