MENU
klinika

Kush është? Gjendet edhe arma e krimit

Ekzekutimi i 30-vjeçarit, policia e Malit të Zi arreston autorin

27.02.2024 - 14:52

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit shqiptar, Emond Mustafa, krim i ndodhur mëngjesin e sotëm në Tivar.

Dino Ibrahimoviç nga Barana është arrestuar si autor i dyshuar i ekzekutimit të të riut në rrugën Marsala Tita.

Prokurorja Irena Buriç ka konfirmuar se Dino Ibrahimoviç është vendosur në pranga dhe akuzohet për vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve e lëndëve shpërthyese.

Ai është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë. Ndërkohë mësohet se është gjetur edhe arma e krimit, raporton Vijesti.

Prokurorja tha se për momentin nuk mund të flasë për motivin e krimit, por se do të hetohen të gjitha pistat në lidhje me ngjarjen.

“Kam kryer një hetim në vend të ngjarjes së bashku me zyrtarët e Qendrës së Sigurisë së Tivarit dhe ekspertët e Qendrës Mjeko Ligjore Danilovgrad, nga vendi i ngjarjes janë marrë gjurmë që do të jenë objekt i ekspertizës së mëtejshme”, tha prokurorja para gazetarëve.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, shqiptari i ekzekutuar është pjesë e klanit Skaljari.

Dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.

Një nga dëshmitarët tha për mediat se dëgjoi 5-6 të shtëna dhe pa viktimën të shtrirë mes dy makinave të parkuara.

Ata deklaruan se autori u largua nga vendngjarja me motoçikletë, ndërsa viktima u transportua me autoambulancë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Anëtar i një bande kriminale në Mal të Zi

Ekzekutohet me armë zjarri Edmond Mustafa