MENU
klinika

Ndodh përsëri!

Fansja gati për të lindur, Pink ndalon koncertin

11.02.2024 - 13:19

Për herë të dytë në gjashtë muaj, këngëtares së “Raise Your Glass” iu desh të ndalonte përkohësisht shfaqjen e saj kur një fanse ishte duke lindur mbrëmjen e djeshme në Sydney, Australi.

Pink u lajmërua për fansen që po lindte ndërsa performonte “Our Song”, sipas një video të TikTok të kapur gjatë koncertit, ku ndalon për të pyetur turmën: “A është Alecia apo Alex kësaj radhe?”

“Mendoj se nuk duhet t kërkojmë, jepini privatësi”, vijoi 44-vjeçarja nga skena. “Ajo nuk e lindi vetëm fëmijën, apo jo? A është fëmija këtu? Jo? Ok.”

Pink, e cila ka dy fëmijë Willow, 12 vjeç dhe Jameson, 7 vjeç me bashkëshortin Carey Hart, i uroi nënës së ardhshme një lindje sa më të lehtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtares i ndodh e papritura gjatë koncertit

“Nuk e di se si të ndihem për këtë gjestin tuaj”- Shokohet Pink

Përtej famës, një jetë e zakonshme

Roger Waters në metro, rokeri i famshëm nuk njihet