MENU
klinika

Çfarë po ndodh? Përsëritet historia

Drake goditet me telefon gjatë performancës në koncertin e tij

07.07.2023 - 12:27

Reperi i njohur kanadez, Drake është goditur me telefon në koncertin e turneut “It’s All a Blur” në Çikago.

Sipas videos që po bën xhiron e rrjetit shihet qartë që fansi e ka goditur me telefon në krah 36-vjeçarin, por ai nuk e ka ndërprerë koncertin për asnjë moment duke vazhduar të performojë në skenë këngën e tij “So Anxious”.

Ndonëse fansi e ka hedhur telefonin e tij në skenë me një qëllim të caktuar, mesa duket artisti nuk është lënduar.

Kujtojmë që muajin e kaluar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha u godit me telefon në fytyrë nga një fans teksa po performonte në koncertin e saj ‘The Rooftop’ në Pier 17, të turneut “Best F’n Night Of My Life”.

Si pasojë e lëndimeve të rënda që mori ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe mori disa qepje në fytyrë.

Ndërsa pas Bebes disa javë më parë edhe këngëtarja e njohur Ava Max u godit me shëplakë në fytyr nga një djalë teksa po performonte këngët në koncertin e saj më të fundit.

E për të mos mjaftuar kjo gjithashtu edhe Pink u surprizua nga një fans, ndërsa po performonte në skenë pasi së fundmi ndjekësja i hodhi në skenë hirin e nënës së saj të vdekur.

Pas kësaj ngjarje këngëtarja e hitit “There You Go” mbeti e shokuar dhe përpara se ta vendoste hirin në një skaj të skenës tha: “Nuk e di si ndihem për këtë”.

Aktorja e njohur habit me deklaratën

“Unë dhe nëna ime mund të shikojmë fantazma”

"Na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë"

Ermal Mamaqi një mesazh për Heidin nëpërmjet “Big Love”

U përfaqësua nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”

Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovision?

Në një mënyrë të veçantë, çifti ndajnë lajmin e ëmbël

Justin dhe Hailey, së shpejti prindër për herë të parë!