MENU
klinika

"Na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë"

Ermal Mamaqi një mesazh për Heidin nëpërmjet “Big Love”

10.05.2024 - 10:26

Mbrëmjen e sotme, banorët janë pozicionuar në living teksa produksioni iu bëri të mundur leximin e mesazheve të ardhura për ta nëpërmjet “Big Love”.

Aktori i njohur, Ermal Mamaqi, ka dërguar një mesazh për Heidin teksa shkruan: Heidi o super girl nga Durrësi, ke theksin më të veçantë që na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë. Duhet të na vish në ndonjë “show comedy” sepse e ke dhunti natyrale. Romeo pate fat o dreq, jam me Heidin.”– shkruan ai.


Teksa ajo e falenderon Romeo e pyet Heidin nëse e njihte Ermalin dhe ajo tha se nuk e njihte. Më pas Romeo i ka bërë një përmbledhje të shkurtër për aktorin partneres.

Rikujtojmë që Ermali teksa ishte i ftuar disa ditë më parë në “Cherry on Top” u shpreh se Heidi i pëlqen madje realizoi një këngë “funny” për të.