MENU
klinika

Replikat

“Film komercial”/ Ermal Mamaqi i përgjigjet Ervin Bejlerit

26.03.2019 - 12:14

Komedia romantike “2 gisht mjaltë” pritet të shfaqet më 28 mars në të gjitha kinematë e Shqipërisë,Kosovës dhe Maqedonisë.

Ervin Bejleri më herët është shprehur se filmi ishte komercial.

“Është film komercial.Është film për të bërë lekë.Vlera artistike? Nuk e kemi parë ende. Stafi ishte shumë korrekt si ai teknik dhe produksi. Eshtë një film komercial, për të bërë lekë po që për mua këto filma duhet të prodhohen pse jo? Ka nevojë publiku, ka nevojë populli. Italianët kanë vite që bëjnë këto lloj filmash”.

Pas kësaj deklrate pritej edhe reagimi i producentit dhe aktorit në rol kryesor të filmit, Ermal Mamaqi:

“Ervini është një djalë shumë i mirë, shumë i talentuar dhe shok i vjetër që në ‘Portokalli’. Nuk besoj ta ketë thënë me të keq. Fjala “komercial” në shumë raste duket si diçka e keqe, ka krijuar një lloj imazhi të keq të gjërave që shiten.Kur gjërat shiten u humbet vlera se njërëzit thonë “hë se kjo shitet se është komerciale.Por kjo s’do te thotë që gjërat komerciale nuk kanë vlerë”, është shprehur Mamaqi.