MENU
klinika

Në një mënyrë të veçantë, çifti ndajnë lajmin e ëmbël

Justin dhe Hailey, së shpejti prindër për herë të parë!

10.05.2024 - 10:21

Hailey dhe Justin Bieber do të bëhen prindër për herë të parë! Modelja dhe këngëtari dhanë lajmin e ëmbël përmes postimeve në rrjetet sociale ku zbuluan se Hailey ishte shtatzënë.

Në pamjet e publikuara, çifti pozojnë në natyrë në Hawaii ky Hailey Bieber pozoi e veshur me një fustan prej dantelle të Saint Laurent dhe një vello në kokë ku çifti përsërisin betimin e martesës.

Çifti u martuan në shtator 2019 në një ceremoni intime në Montage Palmetto Bluff në Karolinën e Jugut.

Lajmi vjen pas shumë muajsh spekulime se modelja ishte shtatzënë dhe tashmë çifti kanë dhënë fund spekulimeve.

Në intervista të shumta, dyshja e famshme kanë konfirmuar dëshirën e tyre për të pasur fëmijë së bashku dhe tani, duket se ajo ditë më në fund ka ardhur.