MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Bieber është penduar që u martua me Hailey Baldwin?!

19.06.2019 - 16:10

Gjithomonë në qendër të vëmendjes që në fillimet e lidhjes së tyre dhe historia vazhdon.

Por, gjërat nuk duken aspak mirë mes Justin Bieber dhe Hailey Bieber!

Mediat shkruajnë sot se këngëtari mund të jetë penduar për martesën me modelen e njohur, pasi e mori vendimin në një moment kur ishte i rënduar psikologjikisht.

“Justin nuk di c’të mendojë. Ai po mendohet mirë për martesën me Hailey. Gjatë periudhës që ata u martuan ai ka qenë shumë i ngarkuar psikologjikisht, dhe tani nuk është më i sigurt nëse dëshiron të vazhdojë me Haileyn apo jo”, thotë një burim.

Çifti ka filluar zënkat në publik dhe me siguri ka probleme që lidhen me mosbesimin mes tyre.

Ndoshta Justin ka ende ndonjë peng që lidhet me Selena Gomez!

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka folur për ndonjë shkëputje marrëdhëniesh prandaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse që ata të zgjidhin gjërat. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN