MENU
klinika

Diagnostikimi me kancer

Frikë për fatin e Mbretit Charles III, Princ William merr përsipër disa nga detyrat e tij

06.02.2024 - 19:17

Trashëgimtari i fronit britanik, Princi William i Uellsit, do të marrë përsipër disa nga detyrat publike të mbretit Charles III pasi babai i tij është diagnostikuar me kancer.

Sipas gazetës britanike “The London Times”, princi, i cili synonte të bënte disa “pushime” të shkurtra për t’u kujdesur për gruan e tij, princeshën Kate të Uellsit, pasi ajo iu nënshtrua një operacioni, tani është i detyruar të rikthehet në kryerjen e detyrave publike më herët se sa ishte planifikuar.

Buckingham Palace tha më herët se mjekët kanë rekomanduar që mbreti të mos dalë publikisht gjatë trajtimit të tij, megjithëse ai do të vazhdojë të kryejë punët shtetërore dhe të shqyrtojë dokumentet.

Detyrat zyrtare të monarkut përfshijnë nënshkrimin e ligjeve të miratuara nga Parlamenti.

Vizitat e planifikuara të Charles III në anëtarët e Commonëealth Britanik Australi dhe Kanada, si dhe pjesëmarrja e tij në takimin e liderëve të Commonëealth në Samoa, gjithashtu besohet se nuk do të kryhen nga monarku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN