MENU
klinika

Konflikti në Gaza

Ideja për armëpushim në Gaza në tavolinë, çfarë parashikon?

01.02.2024 - 18:16

Forcat izraelite bombarduan veriun dhe jugun e Gazës dje pasi grupi militant palestinez Hamas tha se po studionte një propozim të ri për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve.

Propozimi, i paraqitur nga ndërmjetësit pas bisedimeve me Izraelin, duket të jetë nisma më serioze e paqes që nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit.

Një zyrtar i lartë i Hamasit i tha “Reuters” se ishte propozuar një armëpushim trefazor, gjatë të cilit Hamasi fillimisht do të lironte civilët e mbetur që kishte kapur më 7 tetor, pastaj ushtarët dhe në fund trupat e pengjeve të vrarë.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk tha se sa do të zgjasin ato tre faza dhe as çfarë ishte planifikuar, kur të përfundonin.

Ideja për armëpushim në Gaza në tavolinë, ja tre fazat

Që nga rënia e armëpushimit të vetëm të shkurtër të luftës në fund të nëntorit, kjo është hera e parë që jepen detaje të një propozimi të ri që po shqyrtohet nga të dyja palët.

Palestinezët në Rripin e Gazës, të shkatërruar nga gati katër muaj bombardime izraelite, thanë se çdo marrëveshje armëpushimi duhet t’i japë fund luftës dhe t’i lejojë ata të kthehen në shtëpitë që u detyruan të braktisnin ndërsa forcat izraelite përparonin. “Çdo armëpushim që nuk i jep fund luftës dhe nuk na kthen në shtëpitë tona në qytetin e Gazës dhe në veri nuk ia vlen,” tha Ahmed , një baba i gjashtë fëmijëve që u largua nga shtëpia e tij në enklavën veriore në jug në qytetin Rafah.

“Ne jemi të rraskapitur. Ne e mirëpritëm lajmin për një marrëveshje të mundshme. Shpresojmë që ata të mos na zhgënjejnë duke nënshkruar asnjë marrëveshje që nuk do të na kthejë në shtëpitë tona dhe nuk do t’i japë fund luftës,” i tha Ahmed Reuters përmes telefonit.

Autoritetet shëndetësore të Gazës thonë se më shumë se 26,000 palestinezë janë vrarë në bombardimet izraelite.