MENU
klinika

"Po shkojmë drejt objektivit"

Inflacioni në rënie/ Banka e Shqipërisë: Ulja në 3.4%

17.02.2024 - 10:35

Ulja e nivelit të inflacionit në janar në 3.4% sipas Bankës së Shqipërisë është një tregues se kthimi në objektiv do të jetë i shpejtë.

Drejtori i politikave monetare, Erlad Themeli thekson se Banka e Shqipërisë ka mbajtur normat e interersit në nivelet më të ulëta në rajon duke mos penalizuar kreditimin

Banka Qendrore pret që edhe ecuria ekonomike në vend gjatë këtij viti do të jetë në nviele të kënaqshme.

Këshilli Mbikëqyrës theksoi se mbetet i gatshëm të marrë të gjitha masat e nevojshme, për të garantuar kthimin e inflacionit në objektiv.

Por Mjedisi global mbetet i paqëndrueshëm dhe rënia e inflacionit po frenohet nga nga mbingopja e tregut të punës dhe rreziqet gjeopolitike.