MENU
klinika

Amnistia Penale

Kreshnik Çollaku: Japim votat për PS me një kusht

19.02.2024 - 15:09

Ditën e enjte parlamenti pritet të votojë për Amnistinë Penale, projekt ligj i cili kërkon 84 vota për t’u miratuar.

Ndërkohë që PS-së i nevojiten edhe votat e opozitës, kjo e fundit ka paraqitur një amendament me të cilin kërkon që të falen edhe protestuesit nga viti 2018 deri në vitin 2020.

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku thotë se votat e PD do jepen vetëm në këmbim që përfitues të jenë edhe protestuesit e PD nga data 1 tetor 2018 deri në 31 dhjetor 2020.

“Ne kemi deklaruar dhe qëndrojmë deri në fund se ne do të kushtëzojmë votën me amnistinë të plotë të çdo protestuesi të PD në 12 vjet opozitë. Njerëzit janë penalizuar nga mazhoranca, janë vënë nën akuzë, janë nëpër gjyqe. Vota jonë do jetë e kushtëzuar në çlirimin e plotë të protestuesve të PD. Vota jonë do përdoret për të lehtësuar opozitarët. Nëse s’do çlirohen deri te demokrati i fundit vota ynë s’ka për të qenë”, tha Çollaku për Report Tv.