MENU
klinika

“Sinjal për Ramën se do t’i përgjigjemi me çdo formë e armë”

Krijimi i Federatës së Opozitës, deputeti Noka ka një ftesë për socialistët

16.02.2024 - 13:27

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, në takimin e partive politike të opozitës për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar, u shpreh se ky është një sinjal për Ramën se do t’i përgjigjen me çdo formë e armë të mosbindjes civile.

Ligjvënësi demokrat u shpreh se bashkimi i opozitës është fuqizim i mesazhit për protestën e organizuar nga opozita, teksa u bëri thirrje socialistëve të jenë në Bulevard më 20 shkurt, kundër atij që e quajti “regjimi i Ramës”.

Noka: Në emër të PD shpreh një falenderim për iniciatorët e kësaj tryeze, z. Duka, z. Mediu dhe z. Dule. Krijimi i këtij fronti vjen në një moment delikat dhe të vështirë që po kalon Shqipëria. Dëshmon se opozita është në lartësinë e kërkuar pas krizës së rëndë politike, ekonomike e shoqërore ku regjimi i Ramës, ka futur Shqipërinë.

Ky bashkim i opozitës bëhet në respekt të shqiptarëve që na votuan. Bëhet disa ditë para zhvillimit të një proteste të opozitës, është fuqizim i mesazhit për protestën e 20 shkurtit. Bashkimi i opozitës është sinjal për Ramës se do t’i përgjigjemi me çdo formë, mënyrë e armë të mosbindjes civile.

Bashkimi me ne, me opozitën është e vetmja formë për ta ndaluar Ramën në asgjësimin e Shqipërisë. Ky bashkim është nevojë kombëtare.

Ky regjim është i bazuar në krim, drogë e vjedhjes të shqiptarëve. Bashkim do të shërbejë si digë mbrojtëse kundër Ramës, varfërimit të Shqipërisë dhe shpopullimit.

Thirrje shqiptarëve, demokratë, socialistë dhe jo socialistë të bëhen bashkë me ne në 20 shkurt në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.