MENU
klinika

“Shqipëria është një prej shtëpive tuaja”

Kryeministri Rama: Po punojmë të ecim përpara në procesin e integrimit në BE

28.02.2024 - 15:05

Kryeministri Edi Rama, tha në një konferencë të përbashkët me presidentin e Zelensky, se tashmë Shqipëria është një prej shtëpive të tij dhe të popullit ukrainas.

Rama: Një paqe e drejtë që mbështet në parime e planit 10 pikesh të presidentit Zelensky të cilin e mbështesim dhe të diskutohet në mënyrë serioze nga të gjitha kombet. Me këtë samit jam i kënaqur që patëm mundësinë të japim argumente tonat dhe të flisnin për Shqipërinë dhe Ukrainë, për të sotmen dhe të nesërmen. Një prej gjerave mjaft të rëndësishme është që miqësia jonë të vazhdojë. Ka është një gjë tjetër që na lidh tashmë, që në sytë e mi tregon sa shumë ka dështuar Putin. Në vend që të merret peng dhe të qeveriset, Ukraina është bërë pjesë me vendet e bashkimit evropian. Është bërë bashkë me vendet e tjera drejt integrimit. Nuk ka veçse admirim për presidentin dhe popullin, që në mënyrë mbresëlënëse po luftojnë dhe po punojnë që të ecin përpara në procesin e integrimit në BE.

Përtej rrënojave të raketave ruse, plagëve të ushtarëve, vdekjes, është në vend që po punon çdo ditë për të ardhem. Nuk mund të jemi më krenar që jemi miq më këtë komb dhe të përfytyrojmë të ardhmen tonë si një të ardhme mes miqsh të vërtetë. Dua të më besoni plotësisht se gjithçka keni dëgjuar nga unë dhe nga ne vjen nga zemra. Populli shqiptar iu mbështet dhe duan që Ukraina të mos e humbas këtë luftë dhe të fitojë. Tani e prehër Shqipëria është një prej shtëpive tuaja, ku çdo qytetar i juaji do të ndihet si në shtëpi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Mbështesim integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por…”

Zelensky në konferencë me Ramën: Kini besim tek stabiliteti që Ukraina do t’i ofrojë Evropës