MENU
klinika

Paralajmërimi i ekspertëve

Kujdes nga plagët e vogla emocionale, po të shkatërrojnë vetëbesimin

22.02.2024 - 08:03

Traumat e vogla që shpesh i anashkalojmë, sipas psikologëve mund të jenë dëmtues kryesorë të vetëbesimit. Jesus Cabrero, psikoterapist, ka zbuluar për Vogue se traumat në aspektin shkencor gjenerojnë gjendje alarmi, stresi dhe ankthi duke zhvilluar një perceptim të gabuar për realitetin.

Në kategorinë e traumave të vogla, janë ngjarjet jo shumë të rënda që përgjithësisht i trajtojmë si diçka normale dhe i justifikojmë.

Por aq të vogla sa janë, këto trauma ndikojnë fshehurazi në mënyrën si ne funksionojmë duke lënë një ndjesi këputjeje emocionale (në rastin më të lehtë).

Një shembull i mikro-traumave është largimi i një personi pa shpjegim (ghosting), “trend“ ky që lidhet me marrëdhëniet romantike toksike. Edhe pse shoqëria e ka normalizuar si sjellje, efekti që ai ka në personalitet dhe realitetin tënd është përgjithësisht negativ dhe ndikon në vetëbesim.

Dhe si mund të shërohesh?

Psikologu Cabrero zbulon se hapi i parë i rëndësishëm është të mos biesh në kurthin e fajit. Procesi i shërimit është tërësisht individual dhe i pakrahasueshëm mes individëve të ndryshëm, por qëllimi mbetet i njëjti: Vendosja e limiteve të respektit ndaj vetes dhe në raport me të tjerët.

Gjithçka nis nga kujdesi për veten shpirtërisht dhe fizikisht. Ti meriton të shërohesh dhe të gjesh pozicionin më të rehatshëm me veten dhe të tjerët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN