MENU
klinika

Rama thirrje shteteve: Mos gaboni!

“Mbështetja për Ukrainën s’duhet të jetë peng i politikave të brendshme”

28.02.2024 - 13:15

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje shteteve që të ndihmojnë Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht në luftën e saj kundër Rusisë.

Rama u shpreh se mbështetja për Ukrainën s’duhet të jetë peng i politikave të brendshme dhe i vonesave burokratike.

Ai theksoi se “ka oportunistë cinikë që thonë se se të ndihmosh Ukrainën në qëndresën e saj ndaj ushtrisë pushtuese pengon kauzën e paqes”.

Por kreu i qeverisë shtoi se “të shpërblesh agresor nuk sjell paqe, por shtron terrenin për më shumë luftë”.

Edi Rama: “Duam të përtërijmë thirrjen tonë ndaj Rusisë për të ndalur këtë luftë.

Mblidhemi për të konfirmuar përgjigjen tonë. Jemi të vetëdijshëm për kufizimet tona, vetë nuk kemi kapacite për mbështetje financiare e ushtarake që Ukraina ka nevojë. Më lini ti kërkoj gjithkujt këtu, të bashkohen me thirrjen time për anëtarët më të pasur të bashkësisë tonë demokratike të njohur rolin e tyre, jetesa e Ukrainës si një shtet i lirë i pavarur e demokratit varet nga mbështetja financiare dhe ushtarake që ata ofrojnë. Nuk duhet të jetë peng i politikave të brendshme dritëshkurtra, i vonesave burokratike. Mos gaboni, Ukraina nuk po lufton vetëm për veten por për gjithçka ne besojmë qëndrojmë e punojmë.

Ka oportunistë cinikë se të ndihmosh Ukrainën në qëndresën e saj ndaj ushtrisë pushtuese pengon kauzën e paqes, por atyre dua tu them sot se mënyra për t;i dhënë fund luftës nuk është të çarmatosim viktimën por të ndalim agresorin. Të shpërblesh agresorin nuk sjell paqe, por shtron terrenin për më shumë luftë.