MENU
klinika

Alarmi

Mikroplastika po gjendet kudo, në ushqime, në zemër dhe në placentë

29.02.2024 - 12:18

Në mënyrë të vazhdueshme shfaqet në media rreziku i njerëzimit ndaj mikroplastikës që, nuk di më se ku e ka. Uji i ambalazhuar është vetëm një nga produktet prej nga mund të marrim mikroplastikë, përveçse e gjejmë përditë në ushqimet që hamë. Mirëpo, së fundmi, një studim i ri ka zbuluar edhe një antë tjetër të qëndrimit të mikroplastikës në trup.

Pas zbulimit të saj në zemër, prova të reja vijnë për të konfirmuar gjetjen e mikroplastikës në placentën e njeriut.

Në studimin e botuar në Toxicological Sciences, një ekip nga Shkencat Shëndetësore të Universitetit të Nju-Meksikës (UNM), i udhëhequr nga Dr. Mattheë Campen, PhD, profesor në Departamentin e Shkencave Farmaceutike të UNM-së, raportoi gjetjen e mikroplastikës 62 placenta. Mostrat e testuara kishin përqendrime që mikroplastikës që variojnë nga 6.5 deri në 790 mikrogramë për gram ind.

Edhe pse këto shifra mund të duken të vogla (një mikrogram është një e milionta e një grami), Dr. Campen është i shqetësuar për efektet shëndetësore të sasisë në rritje të mikroplastikës në mjedis.

“Nëse doza vazhdon të rritet, ne fillojmë të shqetësohemi. Nëse shohim efekte në placentë, atëherë e gjithë jeta e gjitarëve në këtë planet mund të ndikohet.” thotë ai.