MENU
klinika

Takimet në SHBA

Murrizi: O teveqelë nuk ju bën Amerika liderë, shpresoj mos jeni harxhuar shumë nga pagesat

07.02.2024 - 18:54

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza të forta ndaj demokratëve që mësynë në SHBA këtë javë. Gazmet Bardhi fillimisht dhe tani Jorida Tabaku me Belind Këlliçin kanë zhvilluar atje takime. Por sipas Murrizit, me gjasë do jenë holluar nga xhepat për ato foto. Po sipas tij, harrojnë që nuk i bën liderë Amerika, por populli. Sipas tij, kanë 3 vite që nuk kanë dalë të takojnë votuesit e tyre, tani mburren sikur kanë mbështetje në SHBA.

Hahahaha gjeten belanë amerikanët këtë muaj. U shqyen duke dalë foto me deputetët shqiptarë. Hajde gallatë e madhe hajde.

Kur nuk të pjerdh kush në vendin tënd, lagjen apo fshatin tënd, në pallatin apo hyrjen tënde, mund të besh foto me kë të duash, sa të duash dhe kur të duash, por prap ashtu siç je do ngelesh.

Dhe kur shoh që secili do ta paraqesë foton sikur ka gjithë Amerikën mbeshtetje dhe nga pas, më vjen pak si diarre.

Po ju keni nga 3 vjet që paguheni si deputetë e nuk keni takuar asnjë qytetar në Shqipëri mor birbo politikanë, e kujt po i tregoni që keni kaq shume vlera?????

Po si nuk mësoni që ne 34 vjet askush nuk behet dot as faktor as mender lider nga fotot që bëni nepër botë, kur nuk ju pjerdh kush aty ku jeni lindur e rritur.

Inshalla nuk jeni harxhuar shumë mor teveqelë, se jeni dhe hollë, për të tjerat vari trapin se këta shejtanër amerikanë nuk dalin kollaj foto pa pagesë”, shkruan Murrizi.