MENU
klinika

Më shumë të ardhura

Ndryshimi i buxhetit/ Përmirësohet skema e pensioneve

23.02.2024 - 18:14

Arka e shtetit ka mbledhur më shumë para në muajt e parë të këtij viti. Si rezultat i performacës së mirë qeveria ka rishikuar buxhetin 2024 duke rishpërndarë fondet. Ndryshimet janë zbardhur në fletoren zyrtare dhe tregojnë se të ardhurat e përgjithshme janë rritur me rreth 11 miliardë lekë, apo rreth 28.2 për qind të PBB.

Peshë kryesore në rritjen e të ardhurave e ka pasur rritja e kontributeve në skemën e sigurimeve shoqërore. Janë 7.9 miliardë lekë që kanë rezultuar si tepricë dhe janë arkëtuar në buxhet në një zë të veçante “Rezultati Financiar i ISSH-së.

Kjo ka ardhur si pasojë e formalizimit dhe nga rritja e arkëtimeve të sigurimeve shoqërore por edhe si pasojë e tatimit mbi fitimin dhe tatimit mbi të ardhurat personale.

Në mbledhjen e më shumë parave në skemën e pensioneve ka ndikuar edhe rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë, masë kjo që ndikoi pozitivisht të ardhurat nga sigurime.

Po ashtu pagat pësuan rritje në të gjitha nivelet e tjera si në sektorin privat dhe atë publik. Rritja e të ardhurave është vendosur të kalojë për investime. Në bazë të aktit normative zëri i investimeve shkon në total 87.5 miliardë lekë apo 3.6 % e PBB nga 77.3 miliardë që ishte më parë.

Të dhëna e detajuara të aktit normativ tregojnë se investimet përqendrohen kryesisht në ndërtimin e rrugëve po edhe një fond për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Fokus i qeverisë është mbetet vijimi i uljes së borxhit publik. Në fund të vitit 2023 borxhi publik arriti në 59.2%.

Të ardhurat në buxhet:
Ishin 676 miliardë lekë
Bëhen 686.7 miliardë lekë

Investimet publike
Ishin 77.3 miliardë lekë
Bëhen 87.5 miliardë lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndizet sërish fitili i tensioneve Serbi-Kosovë

‘Ndalim’ i dinarit serb shkakton debate dhe frikë në Veri

Nga pensioni i 13-të për të moshuarit tek...

Dy mënyrat për të rritur masën e pensionit

Lekët po përgatiten që të merren në ATM

Detajet nga shtesa që do aplikohet në prill për pensionistët

BIRN: Gjykata e cilësoi të gabuar përllogaritjen e bërë nga qeveria…

Deputetët e Kuvendit bashkojnë votat për rritjen e pagave të tyre