MENU
klinika

Vrau fqinjin me thikë në zemër

Një person hodhi lëndë eksplozive në banesën Ilir Koçiljas

27.02.2024 - 11:50

Këto janë pamjet e banesës së shkatërruar me tritol të s, që vrau fqinjin me thikë në zemër.

Mësohet se një person ka hedhur lëndën plasëse në banesën ku jetonte 35-vjeçari dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Në momentin e shpërthimit në shtëpinë e autorit të krimit nuk ka pasur asnjë njeri, pasi janë larguar jashtë vendit. Siç shihet në pamje janë dëmtuar muri dhe hekurat e dritares.

“Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.

Vrasja

Ilir Koçilja vrau me thikë në zemër 40-vjeçarin Halil Koka mesditën e së mërkurës (14 shkurt) në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit.

Sherri mes tyre nisi në oborrin e pallatit e më pas u zhvendos disa metra më larg, në rrugë kryesore, përpara shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”

Pas përplasjes fizike mes tyre, 46-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori i cili e qëlloi dy here me thikë. Ambulanca mbërriti menjehere në vendngjarje, por Halil Koka ndërroi jetë gjatë transportimit në spital.

35-vjeçari u arratis për tre orë, derisa forcat “Shqiponja” e prangosën në lagjen numër 11, si dhe sekuestruan thikën që mbante në xhep.

DËSHMIA

Gjatë marrjes në pyetje, 35-vjeçari, Ilir Koçilja është shprehur se sherri kishte nisur disa ditë para krimit për një vend parkimi në rrugicën e lagjes.

Ndërsa mesditën e mërkurës ai e priti fqinjin sapo doli nga pallati dhe e ndoqi me thikë në dorë derisa i mori jetën.

“Me Halilin ishim fqinj. Nuk shkonim mirë me njëri-tjetrin. Ai linte makinën te hyrja e pallatit. I kisha thënë disa herë që të mos e linte aty se pengonte qytetarët që të kalonin për të shkuar në shtëpi. Kur i thashë mos e lër më makinën aty, ai më ofendoi. S’i ktheva përgjigje. Kur dola ditën tjetër e pashë makinën, po prapë të parkuar aty. Nga inati, ia gërvishta me thikë në pjesën e derës se pasagjerit dhe ika. Prapë ditën tjetër e kishte lënë aty dhe unë prapë ia gërvishta.

Erdhi më kapi një ditë dhe më tha ti e ke gërvishtur makinën time . Po i thashë “unë ta gërvishta”. Mos e lër më aty i thashë. Aty debatuam, kush je ti, kush jam unë. Nisi të më kërcënonte. Do të vras, do të fus në bagazh. Unë e kisha thikën me vete. E pashë që doli nga lagja në rrugë kryesore. Iu afrova dhe i thashë “ti do më marrësh zvarrë mua dhe do më futesh ne bagazh”.

Ai më shau. Aty m’u errësuan sytë dhe e qëllova me thikë. Më pas u largova dhe u fsheha për disa orë te lagja 11 deri sa më kapet ju. Nuk e dija se kishte vdekur. Mendova se e plagosa. Nuk kam asnjë konflikt tjetër me atë. As i kisha borxh para dhe as më kishte. Me vjen shumë keq për atë që ndodhi, jam penduar. Po konfliktin e nisi Halili”, – ka deklaruar ndër të tjera Ilir Koçilja.

Fqinjët tregojnë se 35-vjecari ishte person problematik dhe konfliktual. Policia e Durrësit zyrtarisht deklaron se Koçilja vuan nga problemet e shëndetit mendor, konkretisht nga skizofrenia. 35- vjeçari jetonte i vetëm në katin e parë të një pallati në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar.

Ndërsa familjarët e tij ndodhen në SHBA. Shpesh shtrohej në psikiatrinë e Elbasanit, ku e mbanin përkohësisht dhe sërish lëvizte lirshëm nëpër Durrës.

Familjarët e viktimës kanë deklaruar se Kaçilja i kishte para borxh dhe nuk pranonte t’i shlyente, por autori e ka mohuar këtë konflikt gjatë dëshmisë së tij në policinë e Durrësit.