MENU
klinika

Mbi 60 shqiptarë të arrestuar

Operacioni ndërkombëtar antidrogë, Balla: Policia vendosi nivel të rëndësishëm besimi

05.02.2024 - 17:19

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës është zhvilluar sot me sukses, ku mes të arrestuarve ishin mbi 60 shqiptarë.

Lidhur me operacionin ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ka thënë se u përmbyll me sukses të plotë.

Ministri Balla në reagimin e tij thotë se ka patur sukses të plotë në gjetjen e anëtarëve të grupit kriminal.

Ai gjithashtu përgëzon policinë për vendosjen e një niveli të ri të rëndësishëm besimi e bashkëpunimi.

“Një tjetër operacion ndërkombëtar Interpol, Europol, Eurojust, agjenci ligjzbatuese nga disa vende europiane, me pjesëmarrjen efikase të SPAK dhe Policisë së Shtetit është përmbyllur me sukses të plotë në gjetjen anëtarëve të një grupi kriminal dhe vendosjen e tyre para drejtësisë”, thotë Balla.

Operacioni i koduar “Muratori” goditi një një organizatë të strukturuar kriminale të natyrës ndërkombëtare që merrej me trafik droge në Itali dhe shtete të tjera të BE-së, por edhe në Shqipëri.