MENU
klinika

Dava nuk mirëpritet

Partia e Erdogan po rrezikon stabilitetin e Gjermanisë

03.02.2024 - 12:19

Dava: katër gërma në të cilat mund të fshihet një kërcënim për stabilitetin e Gjermanisë, ku polarizimi është në rritje dhe sistemi politik shfaqet gjithnjë e më i paqëndrueshëm, ndërsa ekonomia është në recesion.

Është akronimi i Aleancës Demokratike për Diversitetin dhe Zgjimin, një parti e themeluar më 24 janar, e cila pretendon të luftojë për të garantuar “të gjitha të drejtat” për ato me “origjine të huaj”.

Prandaj Dava dëshiron të luftojë diskriminimin, trajtimin e pabarabartë, përjashtimin dhe varfërinë, veçanërisht midis fëmijëve dhe të moshuarve.

Në favor të diversitetit dhe tolerancës, partia e udhëhequr nga turku Teyfik Özcan është kundër nacionalizmit, ksenofobisë, urrejtjes ndaj myslimanëve dhe antisemitizmit.

Megjithatë, pas këtyre objektivave fisnikë mund të ketë një rrezik serioz për Gjermaninë dhe Evropën: shfaqja e një partie islamike.

Partia e Erdogan nuk mirëpritet në Gjermani, alarm mes

Në fakt, Dava ka ndër eksponentët e saj kryesorë mbështetës të mirënjohur të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim e cila i ka rrënjët në islamizëm dhe nacionalizëm.

Tashmë, Dava ka tashmë një plan: të dalë në zgjedhjet evropiane në qershor dhe më pas në ato për rinovimin e Bundestagut, të planifikuara për në vjeshtën e vitit 2025.

Megjithatë, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka paralajmëruar tashmë rrezikun e ndërhyrjes turke: “Çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet në Gjermani nga jashtë nuk do të tolerohet”. Është herët për të vlerësuar zhvillimet e Davës, por i rëndësishëm duket komenti i ministrit gjerman të Ushqimit dhe Politikave Bujqësore Cem Özdemir. Partia e Özcan, “është gjëja e fundit që na nevojitet”, shkroi ai.