MENU
klinika

A do të ndikojë në marrëdhëniet me SHBA-të

Ambasadori amerikan përsërit kërkesën për Kosovën

05.02.2024 - 13:50

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të hënën se e ka përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Ai i ka bërë këto deklarata, pas një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

I pyetur nëse Qeveria amerikane mund të marrë veprime kundër Kosovës, nëse nuk i përgjigjet kësaj kërkese, Hovenier ka thënë se “shpresojmë që Qeveria të jetë partnere me ne”, duke shtuar që nëse ndodh e kundërta, kjo gjë “do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”.

Rregullorja e BQK-së parasheh që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja.

Kështu, serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.

Hovenier ka thënë se ndonëse Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e Kosovës për respektim të Kushtetutës së vendit, SHBA-ja beson që duhet të ketë periudhë edukuese për rregulloren e re.

Kur është pyetur për reagimin e Qeverisë për kërkesën e tij dhe faktorit ndërkombëtar, Hovenier ka thënë se “do t’i lë ata të flasin” në këtë drejtim./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SHBA “i tërheq veshin” Kosovës

“Po rrisni tensionet, kështu nuk ju mbrojmë dot”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!