MENU
klinika

SHBA “i tërheq veshin” Kosovës

“Po rrisni tensionet, kështu nuk ju mbrojmë dot”

04.02.2024 - 13:03

Ambasada amerikane në Prishtinë ka kritikuar veprimet e autoriteteve të Kosovës, duke thënë se po rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike në vend.

Duke shprehur shqetësimin për veprimet e autoriteteve, ambasada thotë se ato kanë pasojë edhe ndaj komuniteteve të tjera në Kosovë.

“Këto veprime kufizojnë opsionet e Shteteve të Bashkuara për të shërbyer si mbrojtëse të efektshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e publikuar mbrëmjen e të shtunës nga ambasada.

Sipas saj, këto veprime përfshijnë operacionet e Policisë së Kosovës, nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme, gjatë javës së kaluar në institucionet e administruara nga serbët në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, si dhe ndaj një OJF-je në Prishtinë.

“Jemi gjithashtu të shqetësuar për veprimet e policisë gjatë ditës së sotme duke sekuestruar dinarë serbë dhe makinën që po transportonte pagesat e asistencës sociale që vinin nga Serbia. Presim nga autoritetet e Kosovës që të sigurohen që kujtdo i ishin drejtuar ato pagesa, t’i marrë pas vonesa të mëtejshme”, thuhet më tej në deklaratë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndizet sërish fitili i tensioneve Serbi-Kosovë

‘Ndalim’ i dinarit serb shkakton debate dhe frikë në Veri