MENU
klinika

Çfarë pritet?

Protesta e 20 shkurtit, Berisha publikon spotin: Të gjithë në Tiranë!

16.02.2024 - 22:42

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot spotin e protestës së 20 shkurtit.

Protesta është thirrur prej një jave, ndërkohë që të gjithë demokratët kanë zbritur në terren për t’u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë.

20 shkurti nuk është një datë rastësore, por është zgjedhur si simbolikë pasi në 20 shkurt të ‘90 është shembur busti.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha mblidhen çdo ditë në tubime poshtë banesës së tij, ndërsa protesta e parë e opozitës për këtë vit u zhvillua një javë më parë.

Opozitarët u mblodhën para parlamentit e më pas poshtë banesës së Berishës.

Në fjalimet e tij Berisha e ka quajtur 20 shkurtin si ditën e të gjithë shqiptarëve që zotohen t’i dalin për zot kombit nga ky shkatërrim.

Në video bëjnë thirrje të gjithë deputetët e PD-së për tu bërë bashkë në protestën e 20 majit, ndërsa ajo që vihet re është se nuk ka asnjë përfaqësues nga Partia e Lirisë.