MENU
klinika

Nga Artur Ajazi

Pse kaq antiamerikanizëm në PD?

07.02.2024 - 14:46

Kur mendon dhe kujton se si, Partia Demokratike, ishte e para forcë politike që u përshfaq aq ethshëm si “proamerikane” në fillimet e saj, duke propoganduar me forcë “partneritetin e Shqiperisë dhe partisë tyre me SHBA”, dhe dëgjon se si sot është krijuar një frymë antiamerikane brënda saj, pëson më shumë se zhgënjim. Kjo jo për faktin sepse Sali Berisha u shpall “non-grata” nga SHBA, por sepse prej 2 vitesh, pothuajse gjithë mbështetësit e tij dikur “proamerikanë të thekur”, sot na rezultojnë të shtirur, hipokritë, dhe ushtarë të bindur të interesave personale të ish-liderit.

Eshtë trishtuese, tek shikon se si, një parti e djathtë (të paktën kështu hiqen) një parti e krijuar nga studentët e Dhjetorit 1990 (dhe e kapur tinëzisht nga të tjeret) që kishte ëndërra amerikane dhe euroatlantike, sot është transformuar në parti luftarake, ku shënjestra e saj drejtohet pikërisht ndaj SHBA.

Të mos harrojmë vetëm sulmet ndaj 3 ish-ambasadoreve të fundit të SHBA në Tiranë, apo dhe sulmet personale ndaj Sekretarit Blinken dhe DASH, duke i etiketuar si “të mashtruar nga Edi Rama dhe Soros”. Një parti qesharake, e mbërthyer nga dara e fortë e antiamerikanizmit, nuk mund të jetë dinjitoze për të fituar zgjedhjet, marrë pushtetin, dhe drejtuar qeverisjen në një vend anetar i NATO-s, partnere e fuqishme e SHBA, siç është Shqiperia.

Por pse ka kaq antiamerikanizëm, kaq hipokrizi, kaq tallje do të thosha me DASH-in, Sekretarin Blinken, apo edhe me Presidentin Biden ? Realisht PD e çdo grupimi sot, ka rrëshqitur drejt majtizmit, drejt Lindjes, drejt teorive konspiracioniste të politikave antiamerikane që zhvillohen në Rusi, Kore e Veriut, apo gjetkë. Nga anëtari më i thjeshtë, nga zyrtari më i thjeshtë, apo drejtuesit e tjerë të asaj selie sot, (duke përfshirë natyrisht edhe Berishën) janë kthyer në antiamerikanë. Shfajësohen duke u shprehur “kanë gabuzr me Berishën, me kryetarin tonë, janë shitur tek Edi Rama, janë blerë nga kryeministri”, dhe plot e plot mediokritete të tjera.

Vallë kjo është politika që prodhon dhe konsumon një parti demokratike si ajo ? Vallë me këtë kurs leninist, majtist, dhe lindor, do ti bindë shqiptarët Rithemelimi (duke dashur të bëjë avokatinë e ish-liderit) për të marrë shumicën e votës së tyre edhe në 2025 ? Mendoj se, shterpësia mendore, logjike, politiko-programore dhe mungesa e alternativës, e ka shkërrmoqur çdo vlerë që kishte deri para 1 dekade ajo parti.

Halli apo problemi personal i çdo kryetari partie, nuk duhet të kthehet në luftë frontale me partnerin më të madhe që ne kemi, me SHBA-në. Partia nuk ka lidhje me problemet personale të askujt, qoftë ky edhe kryetari saj. Por më serioze paraqitet situata brënda saj, tek shikon shuarjen e zërave kritikë, apo dhe bashkimin me frymën antiamerikane,edhe të ndonjë diplomati që dikur ka shërbyer në Perëndim apo Washington. Të “dehur” nga antiamerikanizmi, ata nuk po e kuptojnë se si po shkatërrojnë partinë, se si po e çojnë atë drejt humnerës politike, për të mos patur më shanse të ribëhet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Jo prokurime për dërraza të zeza apo tavolina zyre!"

Rama i heq tenderat ministrave: Nuk do kenë asnjë lidhje!

Anila Hoxha publikon letrën e gruas së divorcuar pas dhunës

“Fëmijën tim, aq sa e dua, aq e shoh si burg”

“Kryeministri s’i mban dot pishën vartësve që abuzojnë”

Rama ashpërson tonet: S’duhet t’i gëzojnë paratë e vilat e bëra me korrupsion!

BE 'lëshon dorën'/ Për Kosovën dhe Serbinë parakushte

Vendimi për planin miliardësh në mbështetje të Ballkanit Perëndimor

“Mund të mos jem i zgjuar, por kaq budalla s’jam”

Rama u përgjigjet kritikëve për kontrollin e SPAK: E ç’më duhet?