Shumica e kundërshtarëve të regjimit iranian, bien dakord në çdo rast se nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme për sa kohë që regjimi dhe Garda e tij Revolucionare janë në krye dhe funksionojnë…
Dyzet e pesë vjet pas revolucionit të vitit 1979, që zëvendësoi monarkinë pro-perëndimore të Iranit me një Republikë Islamike, regjimi revolucionar i vendit po përballet me një zemërim të madh të opinionit publik, me një humbje thuajse totale të legjitimitetit dhe trazira rajonale, të nxitura pjesërisht nga vetë ai.
Prej javësh iranianët po pyesin nëse vendi i tyre do të rrëshqasë apo jo në një luftë pas sulmit masiv të tetorit të vitit të ndaj Izraelit nga Hamasi, milicinë që regjimi iranian e ka financuar dhe ndihmuar. Iranianët e dinë se gjërat përkeqësohet sa herë që rritet çmimi i dollarit amerikan, siç ka ndodhur vazhdimisht gjatë dekadave, dhe kjo nxit nga ana tjetër një inflacion me pasoja dërrmuese për ekonominë e tyre.
Ata e kanë të vështirë të përmbushin nevojat bazë, të përditshme, edhe pse një pakicë në një situatë më të mirë ka ende kohë dhe qetësinë mendore për të ndjekur lajmet. Ky nuk është më rasti për shumicën e iranianëve. Dhe shumëkush pyet veten se edhe sa kohë mund ta durojnë njerëzit këtë situatë?
Dëshpërimi i ka shtyrë disa iranianë që t’i shohin veprimet e armatosura si të vetmen mënyrë për të rrëzuar një regjim të pa kompromis dhe shkatërrues. Shumë prej tyre duan që “këta njerëz” të ikin nga pushteti. Ndërkohë iranianët e tjerë, me më shumë durim dhe optimizëm, shpresojnë që punëtorët, studentët dhe njerëzit e thjeshtë do të mobilizohen në unison këtë herë, përmes grevave dhe protestave, për ta rrëzuar regjimin.
Të tjerët janë të bindur se nuk ka asgjë që mund të bëjnë njerëzit brenda Iranit. Ndaj po i lidhin shpresat e tyre me nismat e opozitës në mërgim, të cilat ata mendojnë se do t’i bindin shtetet perëndimore që më në fund të pozicionohet në favor të demokratizimit të Iranit.
Por një grupim tjetër po pret që të vdesë lideri kryesor i regjimit, Ali Khamenei, duke shpresuar se kjo ngjarje do ta provokojë disi shpërbërjen e regjimit. Sido që të jenë dallimet e tyre, të gjitha këto grupe bien dakord mbi një fakt: Republika Islamike është e kalbur në vlerat dhe politikat e saj dhe nuk shqetësohet aspak për njerëzit që qeverisin.
Personalitetet kryesore të regjimit, e lavdërojnë revolucionin si një “dhuratë hyjnore” ose pretendojnë paturpësisht – siç edhe një ish-zyrtar si Hussein Taeb, në përvjetorin e revolucionit – se amerikanët e zakonshëm “nuk kanë bukë të hanë, nuk përballojnë dot kujdesin shëndetësor, çmimet e larta dhe ndotjen”.
Tani regjimi e sheh veten si një ndërmjetës pushteti në botë dhe po shkon drejt rekordeve të reja, edhe pse për të mbajtur pushtetin varet nga sjellja brutale. Disa muaj pas sulmit të Hamasit, i dërguari i Iranit në OKB, Saeed Iravani, e pranoi në një intervistë për NBC më 6 shkurt se Irani po armatos, stërvit dhe mbështet si Hamasin po ashtu edhe grupet e tjera palestineze.
Kështu, përkundër “mesazheve” dhe paralajmërimeve që i dërgojnë shtetet perëndimore regjimit, qoftë drejtpërdrejt ose nëpërmjet ndërmjetësve, Republika Islamike e ka ruajtur qetësinë dhe ka vazhduar me shakatë e saj. Kjo nënkupton shpenzimin e miliarda dollarëve më shumë, para këto publike iraniane, për një program bërthamor të fshehtë, për zhvillimin e raketave balistike, për të paguar për policinë dhe milicitë e saj sekrete si dhe për të nxitur kaos në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
Sanksionet e kanë dërrmuar vendin, por në një farë mënyre regjimi arrin të fitojë mjaftueshëm për të ndjekur aktivitetet e veta të neveritshme. Tek e fundit, dekada të tëra të jetesës në skajet e rendit juridik dhe financiar ndërkombëtar, e kanë detyruar atë të zhvillojë një rrjet tregtarësh dhe ndërmjetësuesish, të lidhur shpesh me Gardën Revolucionare, që do të gjejnë, blejnë, shesin, sjellin, futin dhe nxjerrin çdo gjë që duhet të lëvizë, nga nafta dhe petro-kimikatet, te armët, teknologjia, paratë dhe asetet.
Regjimi nuk e fsheh më përbuzjen e tij për sanksionet, teksa zyrtarët mburren paturpësisht me aftësinë e tyre për të “kapërcyer barrierën e sanksioneve”, siç e quajnë ata. Sigurisht, disa do thonë se regjimi ka arritur t’i shmanget atyre pjesërisht, për shkak të refuzimit të administratës aktuale amerikane për t’i dhënë grushtin e fundit Iranit.
Logjika e administratës Bidenit bazohet tek shpresa e madhe e arritjes së një marrëveshje për programin bërthamor iranian, dhe për t`i “vënë kapak” dhunës në Lindjen e Mesme me ndihmën e mullahëve. Kjo është si t’i kërkosh një zjarrvënësi të ndihmojë për të shuar zjarrin…
Aleatët e SHBA-së kanë vendosur të ndjekin këtë linjë, me rekomandimet e herë pas hershme ndaj vendeve si Britania e Madhe për vendosjen e Gardës Revolicionare në listën e organizatave terroriste. A mos sulmi i Hamasit e ka detyruar SHBA-në të njohë gabimin në qasjen e saj ndaj Teheranit?
Njerëzit spekulojnë shpesh për atë se ku po shkon rajoni, por disa besojnë se sulmi i Hamasit e ka bërë administratën të shohë gabimin e qasjes së saj me Teheranin dhe ka ndihmuar në farkëtimin e një doktrine “të re” të Joe Biden. Ata besojnë, plot optimizëm, se administrata amerikane mund ta zbatojë këtë strategji të re me një ndjenjë urgjence përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Kolumnisti i New York Times, Thomas Friedman, e sheh linjën e re si një gur themeli për të krijuar shtetin palestinez, duke i dalë kundër Iranit dhe duke garantuar një pakt midis Izraelit dhe Arabisë Saudite. Por çfarë do të thotë “t`i kundërvihesh Iranit” në këtë rast?
T’i dërgosh regjimit mesazhe private, të deklarosh se Shtetet e Bashkuara nuk duan luftë, dhe të kryesh sulme selektive ndaj objektivave, pasi 3 ushtarë amerikanë u vranë në një sulm, por vetëm pas paralajmërimit të regjimit ditë më parë? Burimet thonë se regjimi ka marrë parasysh zemërimin e SHBA-së, edhe nëse sjellja e tij nuk ka ndryshuar dukshëm. Të tjerë këmbëngulin se një luftë rajonale duhet të shmanget, pasi ajo mund t’i shërbejë vetëm interesave të Rusisë.
Analistë të tjerë, besojnë se administrata nuk ka fare ndonjë “plan për Iranin”, siç e sugjerojnë edhe provokimet e vazhdueshme të regjimit iranian. Ambasadori i Iranit në Kabul, Hasan Kazemi-Qomi, mburrej kohët e fundit se Irani mund të rekrutonte “më shumë se një ushtri” afganësh të dëshpëruar për të luftuar përkrah banorëve të Gazës.
Por kjo tingëllon si e pabesueshme derisa të kujtojmë natyrën shumëkombëshe të milicive rajonale të Iranit. Shumica e kundërshtarëve të regjimit iranian, bien dakord në çdo rast se nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme për sa kohë që regjimi dhe Garda e tij Revolucionare janë në krye dhe funksionojnë.
Megjithatë, shumë iranianë kanë arritur gjithashtu në përfundimin se Perëndimi beson se ky regjim brutal është ende më i dobishëm për të se sa çdo lloj alternative, qoftë edhe një regjim laik apo demokratik. A është kjo tek e fundit premisa e administratës Biden dhe e BE-së? Nëse po, ndërsa iranianët vazhdojnë të përballen me mjerimin e jetëve të tyre të shkatërruara, lëreni Perëndimin që të trajtojë pa u ankuar terrorizmin e regjimit.
Nga “Worldcrunch”