MENU
klinika

Arsyeja

Pse trendi ‘clean girl aesthetic’ në TikTok po kthehet në një problem

20.02.2024 - 08:42

Në fillim, kur ky trend nisi të qarkullojë në TikTok nuk solli shumë shqetësim në ajër! Njihet si “clean girl aesthetic” ose e thënë ndryshe një “zhytje” në botën e bukurisë pa shumë mundim dhe në nivele thjeshtësie dhe elegance.

Por, gjatë rrugës janë ekspertët ata që kanë zbuluar disa flamuj të kuq që nuk mund të anashkalohen. Ja disa arsye që e bëjnë këtë tendencë problematike nëse vendosni ta provoni!

Çfarë është “clean girl aestethic”?

Në vitin 2022, kjo u bë tendenca më e njohur në TikTok. Synimi ka të bëjë me mbajtjen e standardeve të bukurisë të freskëta dhe natyrale. Flokët apo grimi, pamja juaj përkthehet në diçka minimaliste dhe të thjeshtë. Sa i takon flokëve, ky trend mbështetet në përdorimin e më shumë vaji flokësh apo xhel, ndërsa modelet variojnë nga flokët e kapura bisht poshtë te topuzi në pjesën e pasme të qafës.

Ndërsa grimi anon nga faqet rozë dhe buzët me shkëlqim, si mënyra më e mirë për ta “përqafuar” këtë trend.

Pse është problem ky trend?

Sado e padëmshme mund të duket në pamje të parë, ka disa arsye pse njerëzit po largohen nga kjo frymë. “Clean girl aestethic” i vendos gratë në qendër të vëmendjes si figurën kryesore frymëzuese në TikTok. Hashtag-ut i mungon diversiteti, ndërsa trendi i tjetërson gratë e mbushura fizikisht apo ato me lëkurë të prirur ndaj akneve, gratë me aftësi të kufizuara, gratë në moshë duke i përjashtuar nga tendenca. Gjithashtu, shtimi i togfjalëshit “vajzë” i kufizon gratë që të ndjehen të mirëpritura për të marrë pjesë në këtë tendencë.

Së fundmi, tendencat e ‘vajzave’ në përgjithësi mund të ndikojnë për keq në ato gra që po përjetojnë me frikë idenë e plakjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN