MENU
klinika

Të mbetur pa bonus qiraje

Qytetarë në Durrës futen në banesat e shkatërruara!

01.02.2024 - 13:54

Rreth 100 familje të një pallati 13 katesh, në lagjen 17 në Durrës, kanë rrezikuar jetën duke hyrë në banesat e tyre të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019.

Të mbetur pa bonus qiraje prej 10 muajsh dhe të pamundur për t’i paguar vetë qiratë, banorët kanë parë si zgjidhje rikthimin në pallatin e shkatërruar rëndë.

Ndaj kësaj situate ka reaguar edhe kreu i PD në degën Durrës, Joni Myshketa, i cili deklaroi për mediat se do të kërkojë llogari nga aparati i bashkisë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Ai theksoi se me futjen e banrëve në pallatet e dëmtuara, tragjedia këtu nuk ndodh vetëm në brendësi të tij, por mund të ndodhë jashtë me shkëputjen e ndonjë pjese.

“Nuk ndodhemi në Ukrainë e as në Rripin e Gazës, 2 rajone në gjendje lufte, por ndodhemi pak metra larg qendrës së Durrësit, ku pamjet e objektit pas nesh, janë si ato te një vendi të sapo bombarduar. Gjendja e tij vazhdon e njëjtë si sot gjatë këtyre afro 5 viteve që pas tërmetit të nëntorit të 2019-tës. Ngërçi i procesit të ndërtimit është si kapsllëku që ka vite qe e ka zënë qeverinë në pushtet. Edhe pse i pabanueshëm këtu po banojnë familje, por tragjedia këtu nuk ndodh vetëm në brendësi të tij, por mund të ndodhë jashtë me shkëputjen e ndonjë pjese të dëmtuar. Pastaj çfarë do behet?”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Myshketa theksoi se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin që i është shkaktuar qytetarëve dhe se pse ende nuk ka filluar rindërtimi në këtë objekt.

“Banorët pas tërmetit natyror u duhet te përballojnë një termet tjetër edhe më vrastar atë te neglizhencës, arrogancës e papërgjegjshmërisë së pushtetit kundrejt problemit jetik që kanë dhe detyrimit ligjor që shteti ka kundrejt qytetarëve të tij. Dikush duhet te mbaje përgjegjësi për dëmin që u shkaktohet qytetarëve. Dikush duhet te mbaje përgjegjësi pse nuk ka filluar ende puna në këtë objekt. Dhe sa vite do te presin banoret deri sa të kenë të mundur të gëzojnë pronën e tyre te blerë me aq mund e sakrifica duke mos harruar që 5 vite kanë kaluar pa ngulur as edhe një gozhde të vetme, ndërkohë që kane mbi 10 muaj pa marre bonusin? Pushteti duhet të shohë realitetin e trishtë me sy e jo të na hedhe hi syve në ditën për diell”, theksoi ai.

Në Durrës pas tërmeti të 2019 janë 2500 familje që kanë mbetur në mëshirë të fatit, ndërsa bashkia pretendon se është qeveria ajo qe duhet të paguaje fondet e subvencionimit të qirasë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tërmeti/ Ja sa apartamente do të ndërtohen

Ahmetaj për banesat: Brenda muajt heqim inertet


“U përjashtuam nga aksesi në autostradën Thumanë -Kashar”

Banorët protestë: Po falimentojnë bizneset

“Daily Mail” shkruan për rivierën shqiptare

“Destinacion me plazhe të bruzta dhe ushqim të shijshëm“

Policia vendos gjoba “të majme”

Siguria në plazhe, bllokohen 40 mjete lundruese