MENU
klinika

Kur do zhvillohet seanca

Sali Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë

27.02.2024 - 11:51

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet në “arrest shtëpie” kërkon që t’i hiqet kjo masë sigurie e vendosur nga SPAK.

Sipas gazetares Klodiana Lala, seanca për masën e sigurisë së Berishës do të shqyrtohet gjatë ditës së sotme, në orën 15:00.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri është vënë nën akuzë për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi kanë kundërshtuar akuzat.

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazetari: E zgjodhi vetë fundin e tij!

“Arrestimi i Berishës, më i bujshmi nga SPAK”

Berisha: Beteja ime, pa kthim gjer në triumf

“S’kam asnjë lloj impresioni se çfarë vendimi do të merret”