MENU
klinika

"Do të përpiqemi me diplomaci, hapat specifike janë…"

“Si do ta detyroni Kurtin t’ju dëgjojë?” Përgjigjet DASH

15.02.2024 - 14:36

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller është pyetur në një konferencë për media se çfarë do të bëjë SHBA-ja për ta ndaluar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Atij iu tha se pavarësisht fjalëve të amerikanëve, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien konfirmoi se po hasin në padëgjueshmëri.

“Pra, përveç fjalëve, çfarë mjetesh të tjera synoni të përdorni më pas për ta detyruar Kurtin t’i ndalojë veprimet e tij të njëanshme, duke qenë se në fund të fundit kjo është një pyetje që i shqetëson taksapaguesit amerikanë?”, ishte pyetja.

Zëdhënësi i DASH tha se do të përpiqen t’i zgjidhin çështjet me diplomaci, por që s’mund të parashikojë “ndonjë hap specifik”.

“Kështu unë do të them se ne do të vazhdojmë të angazhohemi në diplomaci për ta zgjidhur dhe – për ta zgjidhur këtë çështje, dhe ne duam që të dyja palët të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dhe përtej kësaj, nuk dua të parashikoj ndonjë hap specifik nga këtu”, tha Miller.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kurti po ushtron dhunë ndaj minoritetit serb”

Vuçeviç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

"Deutsche Welle": Kërcënim për biznesin e naftës

Pse dominimi i dollarit po bie në Lindjen e Mesme

Do të nxjerrjen nga qarkullimi të dinarit serb

Pritet përballja e parë Kurti-Vuçiç në Këshill të Sigurimit