MENU
klinika

Viktor Orban i gatshëm për bashkëpunim me Kinën

Si Xi Jinping po “fut hundët” në punët e Brukselit

23.02.2024 - 09:30

Uashingtoni dhe Brukseli po shikojnë me kujdes dhe vëmendje teksa kryeministri hungarez Viktor Orbán forcon marrëdhëniet me Kinën. Të premten, Orbán u takua me ministrin kinez të Sigurisë Publike Wang Xiaohong dhe nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi ndërshtetëror të sigurisë. Kina ka ofruar të thellojë bashkëpunimin e sigurisë me Hungarinë, madje zyrtarët hungarezë injoruan një vizitë të një delegacioni nga Uashingtoni, shkruan britanikja “The Guardian”. “The Times” e Londrës përfundon se nënshkrimi i marrëveshjes është “shenja e re e vendosmërisë së Orbanit për t’i dhënë Pekinit një bazë më të fortë në Bashkimin Evropian”. Gjatë fundjavës, agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi Wang duke thënë se ai shpresonte të “thellonte bashkëpunimin midis të tjerëve në luftën kundër terrorizmit dhe krimit transnacional, në fushën e sigurisë dhe ndërtimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit nën Iniciativën Brez dhe Rrugë”.

Xi Jinping Meets with Prime Minister Viktor Orban of Hungary

Lidhjet me Kinën

Hungaria është anëtare e BE-së dhe NATO-s, por mban lidhje më të ngushta me Rusinë se çdo anëtar tjetër i BE-së. Vitin e kaluar, Viktor Orbán ishte i vetmi udhëheqës i një shteti anëtar të BE-së që mori pjesë në Forumin Brez dhe Rrugë në Pekin. Gjithashtu Orbán promovon fuqishëm investimet kineze në Hungari si një kundërpeshë ndaj BE-së, sipas “The Times”. Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD njofton se do të hapë fabrikën e parë evropiane në Hungari. Prodhuesi më i madh kinez i baterive të makinave, CATL, ka njoftuar se do të shpenzojë 7.1 miliardë dollarë në një fabrikë në qytetin e Debrecen, investimi më i madh i huaj në Hungari. Një kompani kineze po ndërton gjithashtu një linjë të re hekurudhore nga Budapesti në Beograd, si pjesë e iniciativës së Kinës “Belt and Road”, së cilës i është bashkuar Hungaria. Bashkëpunimi i sigurisë mes Budapestit dhe Pekinit po forcohet në një kohë kur marrëdhëniet e Hungarisë me aleatët e saj në BE dhe NATO janë në një pikë të ulët, shkruan “The Guardian”.

What is the Belt and Road initiative? Vladimir Putin attends summit with Xi Jinping | Evening Standard

Pakti i sigurisë

Pavarësisht historisë së fërkimit midis Budapestit dhe Brukselit, “pakti i sigurisë” midis një anëtari të BE-së dhe NATO-s dhe Kinës është shumë i pazakontë, paralajmëron “The Times”. Pas takimit, hungarezët njoftuan se marrëveshja e re do të përfshijë “patrulla të përbashkëta”. Marrëveshja duket se është modeluar sipas një marrëveshjeje të ngjashme me Serbinë, presidenti i së cilës Aleksandar Vuçiç është i afërt me Orbanin, shkruan “The Times”. Atje, policia kineze me uniformë u bashkua me oficerët e policisë lokale për të patrulluar zonat me një numër të konsiderueshëm turistësh dhe biznesesh kineze. Italia, e cila ka numrin më të madh të emigrantëve kinezë në BE, priti shkurtimisht oficerët e policisë kineze, por i dha fund asaj forme bashkëpunimi policor pasi një rrjet stacionesh të policisë sekrete kineze në qytete në të gjithë Evropën u zbulua në vitin 2022. Pekini dyshohej se kishte përdorur këto njësi të policisë sekrete për të ushtruar presion ndaj qytetarëve kinezë jashtë vendit.

Xi meets Hungarian Prime Minister Viktor Orban in Beijing - CGTN

Problemet me Brukselin

Në të njëjtën kohë, Orban u zbut në lidhje me pranimin e Suedisë në NATO. Ai sinjalizoi një ndryshim të shtunën, duke njoftuar se Hungaria “është në rrugën e duhur për të ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO në fillim të sesionit parlamentar pranveror”. Aleatët kanë 21 muaj që presin veprimin e Hungarisë në lidhje me pranimin e Suedisë, ka shkruar në rrjetet sociale ambasadori amerikan në Budapest, David Pressman. Në të njëjtën kohë, zyrtarët hungarezë refuzuan të presin disa delegacione amerikane, akuzon ambasadori. Kryeministri suedez Ulf Kristersson do të vizitojë Budapestin të premten përpara se parlamenti të votojë të hënën e ardhshme për ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO. Dóra Gy?rffy, një profesore e ekonomisë në Universitetin Corvinus në Budapest, thotë se pakti i sigurisë nuk ka gjasa t’i japë Kinës ndikim shtesë në Hungari, por është simbolikisht i dobishëm për të dyja palët. Orban e prezantoi Hungarinë si një “pritës” të denjë të investimeve kineze dhe Pekini fitoi edhe më shumë terren në BE.