MENU
klinika

Garda rrethon foltoren

Tensione e akuza në Parlament, pas përplasjeve me Gardën deputetët e PD futen në sallë

05.02.2024 - 18:22

Seanca parlamentare e ditës së sotme ka nisur pa prezencën e opozitës. Si asnjëherë më parë, në sallë nuk është lejuar të futet asnjë deputet i PD. Gardistët mbyllën derën kryesore duke mos lejuar të futen 19 deputetët e përjashtuar, por kjo ka sjellë tensione.

Për pasojë nuk është lejuar të futet asnjë deputet tjetër. Por kjo nuk ka penguar deputetët e PS, të cilët janë futur në sallë përmes hyrjeve të tjera. Teksa deputetët e PD përplasen me gardistët, Lindita Nikolla nisi seancën vetëm me deputetët e mazhorancës.

Por disa minuta më vonë, disa deputetë arritën të çajnë kordonin e Gradës dhe të futen në sallë. Teksa deputeti Xhemal Qefali ishte duke folur, deputetët u futën duke bërtitur dhe duke sharë. Më pas Garda rrethoi foltoren dhe rinisën tensionet duke mos lejuar një seancë normale.