MENU
klinika

Misteri tjetër i serialit të njohur!

“The Simpsons” parashikuan lansimin e kufjeve të realitetit virtual VR

07.02.2024 - 11:54

Seria e njohur e animuar “The Simpsons” duket se përsëri e kanë parashikuar të ardhmen, sipas një video virale në internet.

Kësaj here, seria “The Simpsons” duket se ka parashikuar edhe kufjet e realitetit virtual (VR), pajisjet e reja që do të jenë revolucioni i teknologjisë, transmeton Telegrafi.

Sipas një video të shpërndarë në rrjetet sociale, një sekuencë e serialit të animuar tregon botën dhe njerëzit me këto pajisje të integruara në jetën e tyre.

Kufjet VR, janë pajisje teknologjike me të cilat lidhet bota virtuale me realitetin, dhe me to mund të “zhyteni” drejt një bote imagjinare.

Shumë gjigantë teknologjikë janë duke punuar për këto pajisje dhe së fundmi kompania Apple lansoi modelin e tyre Vision Pro.

Kufjet e realitetit virtual Vision Pro janë të disponueshme në dyqanet amerikane po ashtu edhe në faqen e tyre ‘online’.