MENU
klinika

Rama: I shton vlerat memorialit të Skënderbeut

Transformohet lulishtja në Lezhë

14.02.2024 - 14:12

Lulishtja e re në Lezhë pranë memorialit të Skënderbeut dhe Lumit Drin është transformuar si një hapësirë e dedikuar për fëmijë e të rritur.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kjo lulishte, teksa u shpreh se ajo është edhe në shërbim të turizmit të qytetit, duke i nxjerrë më në pah vlerat e Memorialit të heroit kombëtar, monumentit të rëndësishëm historik.

Investimet vitet e fundit në Lezhë e kanë transformuar këtë qytet duke mundësuar pamje të re moderne e hapësira cilësore për banorët, por edhe për vizitorët e shumtë veçanërisht gjatë sezonit turistik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Për disa orë të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit”

Policia shpëtohen 5 turistë britanikë

Përfundon në tetor në të gjithë vendin

Dezinsektimi i mushkonjave nis nga Shkodra

Falsifikuan çeqe me vlerë 1 milionë dollarë

Arrestohen 2 italianë në Han të Hotit