MENU
klinika

Inteligjenca artificiale

Trende të reja të marketingut online!

14.02.2024 - 14:33

Me zhvillimin e marketingut si disiplinë dhe rritjen e buxheteve të firmave në favor të kërkimit të marketingut për të krijuar startegji optimale, bëhet gjithmonë e më e nevojshme për kopmanitë e reja dhe ekzistuese të gjejnë alternativa të reja të marketingut.

Marketingu digjital është mënyra primare e komunikimit elektronik që përdoret nga kompanitë për të arritur hedhjen në treg dhe njohjen e produkteve dhe shërbimeve. Qëllimi parësor i marketingut digjital ka të bëjë me takimin e konsumatorit fundor me produktin përmes mediave digjitale.

Ky fakt kërkon edhe më tepër vëmendje dhe investim në praktikat e zhvilluara për të rritur nivelin e lehtësisë së përdorimit të platfprmave online dhe nivelin e sigurisë së perceptuar nga ana e konsumatorit.

Komunikimi i marketingut është në fakt një komunikim që në shumicën e rasteve iniciohet nga biznesi në drejtim të konsumatorit. Në këtë situatë, mjeti më i rëndësishëm që biznesi përdor për të arritur pikërisht në ata konsumatorë potecialë që kanë interes dhe dëshirë të kenë produktin është segmentimi i saktë i audiencës.

Por shpesh herë bizneset nuk i japin të njëjtën rëndësi komunikimit me blerësin potencial, në rastin që komunikimin e nis ky i fundit. Të dy situatat janë njësoj të rëndësishme për kompaninë, madje kjo e fundit ka edhe një nivel më të lartë mundësie që pala tjetër e interesuar të kthehet në blerës sepse fillimi këtij komunikimi është një shfaqje e interesit për produktin apo markën.

Një nga mjetet e marketingut që ka marrë përdorim të gjerë prej një periudhe tashmë të gjëtë është SEO, Optimizimi i Motorrëve të Kërkimit. Përmes këtij mjeti, subjekti rrit shancet që nësë individët në internët të kërkojnë një hotel në Tiranë, marka e tyre të shfaqet ndër opsionet e parë që Google të sugjerojë.

Mënyra se si ky mjet është zhvilluar deri tani ka pasur parasysh se kërkimi online bëhej gjithmonë me tekst në hapsirën e kerkimit të shaqur në faqen e parë.

Një trend i ri që po përhapet gjithmonë e më shpejt në të gjithë botën është kërkimi me zë. Sipas studimeve të ndryshme të zgjvilluara në Shtetet e Bashkuara, rreth 50% e kërkimeve në internet bëhen me opsionin e pyetjes me zë dhe me jo më me shkrim.

Edhe në Europë ky trend po përhapet me një ritëm të lartë dhe të qëndrueshëm. Kërkimi zanor, ka një strukturë të ndyshme të pyetjes ose fjalëve kyce që përdoren online, ndaj përdorimi i SEO duhe të bazohet në një tjetër strukturë të prpozuar nga i interesuari.

Nëse shumica e të interesuarve për të kërkuar një hotel në zonën e Tiranës, do të shkruanin në Google “Hotel Tiranë qendër” duke përdorur fjalët kyçe që do të japin rezultatin e kërkuar, nëse përdorim kërkimin zanor, tendenca nuk është të shprehemi me fjalë kyçe por me një pyetje të thjeshtë. Në këtë rast kërkimi mund të ishte “Ku mund te qendroj në qendër të Tiranës?”.

Ndryshimi strukturës së kërkimit sjell në mënyrë të domosdoshme nga biznesi edhe ndryshimin e përdorimit të teknikave të marketingut digjital që sjellin një fluks të lartë të të interesuarve në faqen tonë web.

Nga ana tjetër, ëpr të gjithë ata që klikojnë në faqen tonë dhe duan një informacion të shkurtër në lidhje me një produkt apo nuk arrijnë të orientohen si duhet në faqe, vendosja e një chat box-i të shpejtë është një zgjdhje mëse e zakonshme.

Në ndryshim nga faqet web ku kthimi i përgjigjeve bëheh nga stafi i kompanisë i ngarkuar me këtë detyrë, opsioni i ri që tashme duket optimal përsa i përket optimizimit të kohës është përgjigjja e menjëherëshme nga inteligjenca artificiale.

Aplikimi i inteligjencës artificiale për të komunikuar dhe përgjigjur nevojave të konsumatorit, kursen kohë duke shkurtuar kohën mesatare të përgjigjes, jep saktësi më të madhe në lidhje me informacionin e kërkuar mbi produktet dhe disponibilitetin e tyre dhe ka nje kosto më të ulët në periudhën afatgjatë.

Këto tendenca janë tashmë të prekshme dhe të qëndrueshme duke sjellë kështu një ndryshim të pashmangshëm të sjelljes së konsumatorit online. Sa më parë bizneset në vend të investojnë për ti aplikuar ato, aq më të larta do të jenë dhe përfitimet e tyre. /Nga Eni NASI

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bill Gates: Do të përshpejtojë sektorin e inovacionit

“Inteligjenca artificiale do të ndihmojë me pabarazinë sociale”